Fjalë Kyçe

LIVE: Gjilani – Besa Shikoni se çfarë po ndodh në ‘Fadil Vokrri’, ka edhe tensione

LIVE: Gjilani – Besa  Shikoni se çfarë po ndodh në ‘Fadil Vokrri’, ka edhe tensione

Besa apo Gjilani? Kjo është dilema që do të përfundojë sot me njërën prej këtyre skuadrave që do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ri.

Pejanët kërkojnë rikthimin në elitë, kurse gjilanasit do të tentojnë të mbesin këtu ku janë për t’u riorganizuar për kampionatin e ardhshëm.

90 minuta, mbase edhe vazhdime ose penalltitë do ta përcaktojnë fituesin në duelin që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gazetasheshi.com do t’iu mbajë të informuar me rrjedhën e duelit.

LIVE

Gjilani – Besa 1:0

65′ Ndeshje e luftuar në kryeqytet, nuk mungojnë as tensionet

59′ Rast i mirë për Gjilanin me Fiton Hajdarin që nuk arrin të realizojë me kokë

52′ Dy kartonë të verdhë për Lopezin e Gjilanit dhe Tusunin e Besës

46′ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Dy minuta lojë shtesë

43′ Gjilani ka pretenduar një penallti, pasi sipas tyre Haxhaj ka luajtur me dorë, por i këtij mendimi nuk ishte gjyqtari Maloku

24′ Gooool… Keita Razak ka realizuar për Gjilanin me parabol pas asistimit të Lopezit

22′ Fatlum Gashi i Besës godjet

11′ Fiton Hajdari i Gjilanit ndëshkohet me karton të verdhë

7′ Rast ideal për Besën me Donat Sheqerollin që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagon në momentin e fundit

6′ Robert Gjeraj i Besës ndëshkohet me karton të verdhë

6′ Liridon Balaj i Besës shfaqet i rrezikshëm me goditjen e tij që nuk ishte e saktë

1′ Nis ndeshja

Pak shikues në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Formacionet zyrtare

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Kqiku, Kosumi, Aziz, Lopez, Shabani, Nika, Hajdari, Razak. Trajner: Gentian Mezani

Besa: Haxhijaj, Gjeraj, Tusuni, Haxhaj, Thaqi, Jashari, Bushati, Sheqerolli, Balaj, F. Gashi, E. Gashi. Trajner: Fisnik Gashi

Gjyqtarë: T. Maloku, M. Berisha, B. Rama dhe A. Shala