Liverpooli e ka mposhtur me rezultat 6-0 Leeds United sonte në Anfield Road për të hapur kështu rrugën për titull kampioni në Angli. Mohamed Salah (15, 35), Joel Matip (35), Mane (80, 90+1) dhe Virgil van Dijk (90+3) shënuan në këtë fitore të Liverpool. Pas 26 xhirove të Premier Ligës Liverpool është në garë për titull pasi që Manchester City ka vetëm tri pikë më shumë në vendin e parë.
Liverpooli nuk ka pasur shumë problem sonte dhe ka fituar me një rezultat të thellë kundër Leeds United në Anfield Road.
Ishte një fitore kjo me shije kampioni për djemtë e Jurgen Klopp pasi që me këtë është hapur rruga për titull kampioni në Angli.
Liverpool e nisi me presion të lartë këtë ndeshje dhe rrezikoi qysh në fillim të saj.
Stuart Dallas e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari referoi penallti për Liverpoolin të cilën në gol e shndërroi Salah në minutën e 15-të të ndeshjes.
Leeds filloi të këndellet dhe shënoi një gol në minutën e 28-të por ai u anulua për shkak se Raphinha ishte në pozitë jashtëloje.
Pas kësaj erdhi edhe goli i dytë.
Ishte një aksion që u nisë dhe përfundoi nga Joel Matip në minutën e 30-të e ku Matip fillimisht luajti me Salah e ku ky i fundit pasoi për Matip e që ai finalizoi në mënyrë të mahnitshëm golin e dytë.
Tre minuta më vonë Luke Ayling i Leeds do të shkaktonte penallti në zonë. Michael Oliver e konsultoi edhe VAR për këtë penallti të cilën në gol e shndërroi Mohamed Salah në minutën e 35-të, shkruan express.
Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Fabinho që rrezikoi në mundësi në minutën e 42-të por topi përfundoi afër shtyllës së djathtë.
Pjesa e dytë prapë u kontrollua nga Liverpool, megjithatë Reds ishin më të kujdesshëm dhe vetëm qarkullonin topin.
Curtis Jones rrezikoi seriozisht në minutën e 75-të por portieri Meslier bëri një pritje brilante.
Megjithatë Meslier nuk pati çfarë të bëjë në minutën e 80-të kur Sadio Mane do ta shënonte golin e katërt në këtë ndeshje me asistimin e Jordan Henderson.
Mane do të shënonte edhe golin e pestë në këtë ndeshje për t’i dhënë një fitore për shije kampioni Liverpoolit.
Goli i pestë u shënua në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
Por, ndal!
Ndeshja nuk përfundoi këtu. Në minutën e tretë shtesë në listën e realizatorëve do të regjistrohej edhe Virgil Van Dijk për ta shënuar golin e gjashtë.
Kjo fitore bën që Liverpool të këtë 60 pikë në Premier Ligë, tri më pak se Manchester City që është në vendin e parë pas 26 xhirove.
Në anën tjetër, Leeds me këtë humbje futet në mesin e skuadrave të rrezikuara për të rënë nga Premier Liga.