Fjalë Kyçe

Liverpool kërkon transferimin e Koulibaly

Liverpool kërkon transferimin e Koulibaly

Liverpool po monitoron nga afër situatën e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk dëshiron që të përsëritet sezoni aktual kështu që po kërkon transferimin e një mbrojtësi të kalibrit të lartë, siç është Koulibaly, transmeton lajmi.net.

The Reds kanë transferuar lojtarë të rinj në skuadër që po e mbushin sado pak hapësirën e lënë nga Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Sipas raportimeve të Bild, Napoli po kërkon të shesë lojtarin pasi janë duke pasur probleme me financa.

Si 29 vjeçar me dy vite të mbetura në kontratë, Koulibaly mund edhe të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë.