Fjalë Kyçe

Liverpool shkatërron United dhe merr kreun e Premier League

Liverpool shkatërron United dhe merr kreun e Premier League

Liverpool ka fituar ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United me rezultatin e thellë 4-0.

Luiz Diaz, Salah (2) dhe Mane ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp, i cili merr përkohësisht kreun e Premier League, me 2 pikë më shumë sesa Manchester City, që ka një ndeshje më pak, transmeton a2cnn.

Ndërkohë, Manchester United renditet në vendin e gjashtë të renditjes dhe me këtë humbje e sheh gjithmonë e më larg kualifikimin për në zonën Champions.