Liverpooli e ka eliminuar Manchester Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup.
“Reds” kanë shënuar fitore me rezultat 2:3 në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley” të Londrës.
Ibrahima Konate shënoi golin e parë në minutën e nëntë të ndeshjes.
Tetë minuta më vonë, një gabim i tmerrshëm i porterit Steffen kulmoi me gol, ku shënoi Sadio Mane.
E Mane shënoi edhe golin e tretë në minutën e 45-të të ndeshjes, transmeton express.
Me të nisur pjesa e dytë Manchester City ngushtoi epërsinë përmes Grealish.
Krejt në fund të ndeshjes Bernardo Silva shënoi për rezultatin final 3:2.