Liverpooli ka konfirmuar se një tifoz ka humbur jetën dje në tribuna në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.
Një tifoz i Liverpool ishte rrëzuar në tribunat e stadiumit ku menjëherë iu dha ndihma mjekësore, por nuk ka pasur shpëtim.
Ngjarja kishte ndodhur para nisjes së ndeshjes, transmeton Express.
“Me keqardhje të madhe dëshirojmë të konfirmojmë se tifozi, i cili u sëmur para fillimit të ndeshjes kundër Benficas në Anfield, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e klubit.
Klubi i famshëm anglez shtoi se shërbimi mjekësor ka bërë përpjekje heroike për t’i ofruar ndihmë.
“Ne duam të falënderojmë shërbimin mjekësor për përpjekjet e tyre heroike. Falënderojmë gjithashtu shërbimin e urgjencës, ekspertët tanë mjekësorë, gardianët dhe të gjithë tifozët që u gjendën pranë incidentit”, vazhdon komunikata e klubit.