Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë Bournemouthin, 9-0, në kuadër të javës së katërt në Premier League.
Në pjesën e parë shënuan Luis Diaz, Harvey Elliot, Trent Alexander-Arnold, Roberto Firmino dhe Virgil Van Dijk.
Derisa në atë të dytën, Chris Mepham shënoi autogol, Firmino shënoi golin e dytë në ndeshje , Fabio Carvalho dhe Diaz po ashtu shënoi golin e dytë në ndeshje.
Liverpooli pas fitores kalon në pozitën e 8-të, me pesë pikë.