Liverpooli është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës FA, pas fitores së sontme ndaj Norwich Cityt.
“Të Kuqtë” fituan me rezultatin 2:1 në “Anfield” ndaj skuadrës ku aktivizohet reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Takumi Minamino shkëlqeu sonte për vendasit, duke shënuar të dy golat e fitores. Japonezi shënoi në minutat 27 dhe 39, shkruan express.
Kurse, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lukas Rupp në minutën e 76-të.
Milot Rashica ishte titullar në këtë ndeshje dhe sonte luajti për 67 minuta.
Liverpooli kundërshtarin për në çerekfinale do ta mësoj nesër, kur do të tërhiqet shorti.