Fjalë Kyçe

Liverpooli fiton me përmbysje të rezultatit

Liverpooli fiton me përmbysje të rezultatit

Alexandre Lacazette shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Liverpoolit për të kaluar në epërsi Arsenalin në ndeshjen derbi të xhiros së tretë të Premier Leagues së Anglisë në futboll.

Por gëzimi i skuadrës londineze zgjati fare pak. Liverpooli barazoi menjëherë, ndërsa shënoi edhe dy gola tjerë për të fituar 3:1 ndeshjen e së hënës mbrëma.

Lacazette kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 25-të. Sadio Mane barazoi shifrat në minutën e 28-të, ndërsa përmbysja e rezultatit nisi menjëherë në minutën e 34-t kur shënoi Andrew Robertson. Rezultatin përfundimtar, 3:1, e vendosi Diogo Jota në minutën e 88-të. Kampioni në fuqi, Liveprooli, ka shënuar fitoren e tretë dhe renditet i dyti me 9 pikë. Nga 9 pikë i kanë edhe Leicester City në vend të parë dhe Evertoni në vend të tretë.

Ndërkohë Arsenali pësoi humbjen e parë dhe renditet i pesti. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka luajti deri në minutën e 60-të për Arsenalin.

Te Liverpooli nuk u grumbullua fare Xherdan Shaqiri, që shfaqi formë të lartë në ndeshjen e kaluar, atë për kupë.