Fjalë Kyçe

Liverpooli fiton minimalisht, i afrohet Cityt

Liverpooli fiton minimalisht, i afrohet Cityt

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në “Anfield” ndaj West Hamit, në kuadër të javës së 28-të në Premierligë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të kur Mane realizoi, pas asistit të Trent Alexander-Arnold.

Ndeshja më pas nuk prodhoi gola, edhe pse mundësitë ekzistuan nga të dy skuadrat.

Kështu, Liverpooli vazhdon formën fantastike, duke e regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Premierligë.

“Reds” janë vetëm tri pikë prapa liderit, Manchester Cityt, përcjell express.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i pesti me 45 pikë, dy më pak se Manchester United.