Një numër i lëndimeve e kanë dëmtuar këtë sezon edhe më shumë për Shaqirin, i cili s’ishte fare në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit për shkak të një lëndimi të lehtë muskulor. Megjithatë, ai shpreson të kthehet në kohë për ndeshjes e fundit të katërt të FA Cup, kundër Shrewsburyt.
Sevilla, përmes drejtorit sportiv Monchi, e ka bërë një tentim zyrtar për ta transferuar në formë huazimi Shaqirin këtë muaj, përderisa Roma nuk e kontaktoi klubin përmes ndonjë ndërmjetësi. Që të dyja klubeve u është bërë e qartë se Liverpooli s’do ta shesë ish-yllin e Stoke Cityt këtë muaj.
Mediumet italiane pretenduan se Liverpooli i ka vendosur Shaqirit çmim prej 15 milionë eurosh, mirëpo këto raportime mohohen nga uebsajti Goal, që raporton se Liverpooli do t’i kërkojë rreth 30 milionë për Shaqirin këtë verë.
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit për 13.5 milionë funte në verën e vitit 2018 dhe i bëri 30 paraqitje në sezonin e tij debutues në Anfield, duke i shënuar gjashtë gola.