Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Crystal Palace me një ndeshje shumë të tensionuar në “Anfield Road”.
Skuadra e Jurgen Kloppit arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 3, megjithatë ishin mysafirët ata që e mbyllën me epërsi pjesën e parë.
Në minutën e 34 Toënsendi i dha epërsinë Crystalit, pas asistimit nga Zaha.
Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të përmbysë rezultatin. Salahu shënoi dy gola, derisa nga një gol shënuan Mane e Firmino.
Milner në minutën e 89 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Për mysafirët shënuan Tomkins e Meyer, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 90+5.
Në vendin e parë Liverpooli ka 60 pikë, derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 22 pikë.