Fjalë Kyçe

Liverpooli kaloi në finale: Kjo ishte nota zhgënjyese për Shaqirin

Liverpooli kaloi në finale: Kjo ishte nota zhgënjyese për Shaqirin

Pas Flamengos, Liverpooli është skuadra e dytë që ka siguruar finalen në Kupën e Botës për Klube.

Liverpooli ka arritur që të shënoi fitore në gjysmëfinalen e zhvilluar ndaj skuadrës meksikane, Monterrey, falë një goli të shënuar në çastet e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Khalifa Int’l Stadium’ në Katar ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të kampionit europian.

Naby Keita dhe Roberto Firmino shënuan golat e fitores, me këtë të fundit që shënoi në minutat shtesë të ndeshjes, kurse golin e vetëm për meksikanët e shënoi Rogelio Funes Mori.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte titullar dhe zhvilloi 69 minuta lojë, por nuk arriti të lë gjurmë dhe u vlerësua me notën 6, teksa futbollistët me notën më të lartë ishin Mohamed Salah dhe Naby Keita, të cilët u vlerësuan me notën 8.

Ndryshe, Liverpooli në finale do të takohet me skuadrën braziliane, Flamengo. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën.