Fjalë Kyçe

Liverpooli kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liverpooli kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Edhe matematikisht, Liverpooli tashmë ka prerë biletën për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21.

Edhe sikur t’i humbasë një pas një të gjitha ndeshjet e mbetura në Premierligë, Liverpooli tashmë edhe matematikisht është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21, raporton Gazeta Express.

‘Redsat’ e mposhtën 1-0 Norëich Cityn në xhiron e 26 në Premierligë, për të shkuar në 25 pikë diferencë me Manchester Cityn, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe për më shumë, ekipi i Pep Guardiolës është dënuar nga UEFA me dy sezone mos pjesëmarrje në Champions League për parregullsi gjatë viteve 2012/2016.

Kështu, ekipi i Jurgen Klopp, tashmë e ka siguruar Champions Leaguen, objektivi është titulli pas 30 vjetëve dhe janë shumë, shumë afër.