Liverpooli e ka mposhtur Cardiffin me rezultat 3:1 në 1/16 e finales së FA Cup, me katër golat të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ishte Diogo Jota që e hapi llogarinë e vendasve në minutën e 53-të me një gol të bukur me kokë.
Minamino e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të, para se Harvey Elliott të trefishonte atë.
Krejt çfarë bëri Cardiff ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 80-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Liverpooli avancon tutje në FA Cup, duke kaluar në fazën e 1/8 së finales, shrkruan express.
Aty, ai do të ketë punë me Norwich Cityn, klub në të cilin luan edhe ylli kosovar, Milot Rashica.