Liverpooli ka arritur të triumfojë pastër 0:2 ndaj Arsenalit në udhëtim, në kuadër të javës së 27-të në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me pak raste.
Kurse e dyta nisi me to. Kishin kaluar vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, kurs Diogo Jota shënoi golin e epërsisë.
Në minutën e 62-të, Roberto Firmino dyfishoi epërsinë dhe i dha fitoren “Reds, shkruan express.
Me këtë triumf, tani Liverpooli shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri, Manchester City.
Në anën tjetër, Arsenali mbetet i katërti me 51 pikë gjithsej.