Fjalë Kyçe

Lladrovci: Nuk është turp, kam qenë çoban

Lladrovci: Nuk është turp, kam qenë çoban

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përveç se tregoi për aktivitetet e shumta si kryetar komune, dha edhe shumë detaje nga jeta e tij e përditshme.

Duke folur për të kaluarën e tij, Lladrovci, tha se nuk është turp me pranu që dikur ka qenë bari.

“Nuk është marre me iu tregu njerëzve që na dikur i kemi rujt bagëtitë. Pse duhet me kanë marre që jom kon çoban, po jom kan. Nuk është turp”, tha Lladrovci në rtv21.

E gjithë intervista me Lladrovcin u përshkrua me shumë argëtim, e kësaj here për shikuesit, Lladrovci sqaroi se çka është “pilifunci”, që më parë e kishte përmendur në një intervistë e që ishte bërë virale.