Fjalë Kyçe

Lladrovci pas vendimit: Nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo

Lladrovci pas vendimit: Nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai këtë vendim e ka përshkuar me një fjali që e kishte thënë edhe më herë.

“Vendimi mund të diskutohet, por duhet të zbatohet. Andaj njerëz të mirë, edhe më herët e kam thënë, nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo!” ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

“Mund” është mund, kurrë “mund” nuk është “duhet”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, para së gjithash, duhet të kuptohet se fituesi, ka përgjegjësi dhe se Kosova dhe institucionet nuk mund të bllokohen nga fituesi relativ.

Vendimi mund të diskutohet, por duhet të zbatohet.

Andaj njerëz të mirë, edhe më herët e kam thënë, nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo!