Fjalë Kyçe

Lladrovci: Po planifikojmë shpërndarjen edhe të 2 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

Lladrovci: Po planifikojmë shpërndarjen edhe të 2 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

Pas shpërndarjes së 600 pakove ushqimore-higjienike, Komuna e Drenasit po planifikon ndarjen edhe deri 2 mijë pako për familjet me kushte të rënda ekonomike për të tejkaluar këtë situatë emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se në momentin që alkohen mjetet nga niveli qendror, do të nisin shpërndarjen e 1 mijë 900 deri 2 mijë pakove ushqimore-higjienike për familjet në nevojë.