Skuadra llapjane me anè të një komunikate ka demantuar deklaratën e futbollistit Emran Ramadani, shkruan Gazeta Alo.
Kjo është komunikata e Llapit.
Demantim i deklaratës së Emran Ramadanit
Duke parë se në lajme po qarkullon lajmi se përforcimi i parë i këtij afati kalimtar, Emran Ramadani ka potencuar se nuk do jetë pjesë e Llapit në sezonin e ri, KF Llapi reagon dhe sqaron të vërtetën e ndarjes me futbollistin Ramadani.
Pas marrëveshjes së arritur në parim e që duhej nënshkruar kontratë mes dy palëve ditën e premte më 31.05.2019, futbollisti Emran Ramadani nuk zbatoi marrëveshjen por pas bisedave me menaxherin e tij, ai pranoi të prezantohej dhe të pranonte kushtet e përcaktuara nga klubi.
Emran Ramadani ka menduar të marrë “Parat e kontratës Cash”(jashtë marrëveshjes) pra në dorë menjëherë pas prezantimit por klubi i ka rregullat e veta në të cilat funksionon dhe nuk i shkel për askënd. Andaj, Llapi nuk ka pranuar të jap para në dorë por vetëm përmes transfertës bankare!
KF Llapi ka tri edicione rresht që licencohet për gara evropiane dhe nuk guxon të lëshoj para pa transfertë bankare e kjo nuk i pëlqeu Ramadanit i cili paska vendos të largohet nga KF Llapi.
Për hirë të korrektësisë dhe obligimit të informimit të saktë për futbolldashësit llapjanë, KF Llapi ju falenderon për interesimin tuaj dhe për çdo gjë do ju informojmë në kohë reale!
Zyra për media dhe informim
3 qershor 2019