Fjalë Kyçe

Llapi e nis fazën përgatitore për edicionin e ri

Llapi e nis fazën përgatitore për edicionin e ri

Skuadra e Llapit i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri 2019/20.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina seancën e parë stërvitore e ka mbajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Në këtë seancë stërvitore kanë qenë të pranishëm edhe përforcimet e skuadrës si Sebino Plaku, Arrabal, Enis Zabërgja dhe të tjerë, shkruan Gazeta Sheshi.

Llapjanët me të nisur faza përgatitore kanë shpallur edhe kandidaturën për titullin e kampionit.

“Shtabi teknik, futbollistët e KF Llapi, së bashku edhe me disa futbollistë që u testuan ku së shpejti do merret vesh e ardhmja e tyre, kanë nisur përgaditjet për edicionin e ri të Superligës”.

“Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina u ka bërë të qartë futbollistëve se nga sot fillon një nismë e re e përbashkët ku do jemi konkurent për titullin kampion dhe daljen në Evropë”.

“Nga nesër, skuadra fillon me punë intensive nga dy herë në ditë. Na priftë e mbara djema”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.