Fjalë Kyçe

Llapi fiton derbin në kryeqytet, Prishtina me telashe edhe jashtë fushës së blertë

Llapi fiton derbin në kryeqytet, Prishtina me telashe edhe jashtë fushës së blertë

Ka përfunduar ndeshja e dytë e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Llapi ka arritur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme, në udhëtimin në Prishtinë, me rezultatin minimal 0:1, raporton lajmi.net.

Mysafirët arritën të marrin tri pikë në udhëtim kundër skuadrës së Bylbyl Sokolit, falë golit të shënuar në pjesën e parë, nga Plaku.

Skuadrat treguan një lojë mjaft interesante, por vëmendja e këtij takimi iku në tribunën lindore, ku po qëndronin tifo – grupi ‘Plisat’, të cilët ndërprenë lojën për pak minuta, si shenj revolte kundër Remzi Ejupit.

Tifozët e skuadrës ‘Bardh e kaltër’ dhe kryesia e klubit duket se tashmë kanë ndarë rrugët, duke thelluar krizën tek Prishtina.

Pas kësaj xhiroje, Prishtina numëron 1 pikë (3 ndeshje të luajtura), kurse Llapi ngritët në kuotën e 7 pikëve me katër ndeshje të luajtura.