Llapi ka arritur të mposhtë Dritën në kuadër të xhiros së 29-të në BKT Superligë, me rezltat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua herët në minutën e 11-të ku goditjen e Amadur e devijoi Prince Balde duke shënuar autogol.
Kësisoj Llapi mori fitore ndaj Dritës pas 10 ndeshjeve pa arritur maksimumin, derisa me këto tri pikë mbetet në vendin e katërt me 47 sosh, pesë më pak se Drita.