Fjalë Kyçe

Llapi po kërkon gjyqtarë nga Serie A: Por ja sa kushtojnë ata për një ndeshje?!

Llapi po kërkon gjyqtarë nga Serie A: Por ja sa kushtojnë ata për një ndeshje?!

Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar se do të bëjë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për gjyqtarë të huaj nga Serie A që ti drejtojnë ndeshjet e fundit kampionale në Ipko Superligë, njëherit që priten ta vendosin edhe titullin kampion në edicionit 2018/19.

Madje, për precedan llapjanët pritet ta marrë kampionatin shqiptar, teksa ndër vite ndeshjet më të rëndësishme i kanë gjykuar emra të njohur si Tagliavento, Skomina apo edhe së fundmi Guida.

Gazatasheshi.com ka hulumtuar për pagesat e gjyqtarëve në Serie A, të cilat janë 17 herë më të larta se të gjyqtarëve në Kosovë.

Një gjyqtarë kryesor në Serie A paguhet plot 3,400 euro, ndërkohë asistentët e tij paguhen 1,700 euro.

Në total për një ndeshje të Ipko Superligës do të duheshin 6,800 euro për ti paguar gjyqtarët nga Serie A.

Kujtojmë që gjyqtarët kryesor në kampionatin elitarë paguhen 200 euro.

Foto: Marco Guida, gjyqtarë në Serie A
Mbetet për tu parë nëse Federata e Futbollit të Kosovës do ta pranojë kërkesën e Llapit apo jo.

Në xhiro 30 luan Prishtina – Llapi. Një javë më vonë takohen Llapi – Feronikeli. Kurse në xhiron e fundit ballafaqohen Feronikeli dhe Prishtina.