Fjalë Kyçe

Llapi – Prishtina dhe Drita – Ramiz Sadiku, janë qiftet për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Llapi – Prishtina dhe Drita – Ramiz Sadiku, janë qiftet për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Janë mësuar qiftet gjysmëfinaliste për Kupën e Kosovës.

Në këtë fazë kanë arritur Prishtina, Drita, Llapi dhe Ramiz Sadiku.

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtinë do të jetë mysafirë i Llapit në gjysmëfinale, ndërsa Drita e pret Ramiz Sadikun, përcjell lajmi.net.

Gjysmëfinalet e para zhvillohen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 13 prill.