Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Llapi sot ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore, shkruan Zeri.info.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u takua me Shkëndijen e Hajvalisë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Merdares, teksa fitore shënuan llapjanët me rezultatin 3-0.
Francisco Rivera shkëlqeu në këtë ndeshje me një gol dhe dy asistime.
Dy golat tjerë u shënuan nga Drilon Fazliu dhe Adem Maliqi.