Skuadra e Llapit e pret Ballkanin në Podujevë, shkruan Gazeta Alo.
Llapi do jetë nikoqir i Ballkanit në kuadër të javës së 23-të të Ipko Superligës.
Ndeshja zhvillohet sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 14.00.
Ndeshjen e drejton Gramos Shala, asistentë Elvis Bicaj e Granit Hyseni, gjyqtar i katërt është Burim Jahmurataj.
Skuadra llapjnae fton tifozët të jenë në numër sa më të madh për të arritur fitoren e radhës.
Njoftimi i Llapit në faqen zyrtare.
Për fitoren e katërt radhazi na duhet përkrahja e “Legjendave” dhe gjithë qytetit të Podujevës, ku ftohen të jenë prezent në numër sa më të madh në stadium. /Gazeta Alo