Janë shënuar dy gola në takimin e javës së 30 të IPKO Superigës, shkruan Gazeta Alo.
Fillimisht skuadra nga Mitrovica ka shënuar në minutën e 17-të të takimit.
Golin e ka shënuar Lasine Traore (T’89) me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.
Mirëpo në minutën e 21 Ahmed Januzi (Llap) përfiton nga një harkim i bukur nga Mentor Zhdrella dhe realizon brenda zonës për ta barazuar rezultatin 1-1.
Rezultati momental: Llapi – Trepça 89 1:1.