Fjalë Kyçe

Llapjanët injorojnë masat shtetërore: Qindra njerëz marrin pjesë në një varrim

Llapjanët injorojnë masat shtetërore: Qindra njerëz marrin pjesë në një varrim

Një varrim në fshatin Surkish të Podujevës ka bërë që masat shtetërore të marra ndaj koronavirusit të injorohen.

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në këtë varrim duke mos respektuar asnjë masë sigurie ndaj pandemisë.

Pikërisht një varrim në Pejë ishte bërë vatër e infeksionit me koronavirus ku dhjetëra persona më pas rezultuan pozitivë.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndalojë të gjithë tubimet publike, duke përfshirë edhe varrimet dhe të pamet për shkak që mos të ketë turma njerëzish.

https://www.youtube.com/watch?v=GNk_KdDtOpE&feature=emb_title