Fjalë Kyçe

Lojërat e fatit, prangosen gjashtë persona në Gjakovë

Lojërat e fatit, prangosen gjashtë persona në Gjakovë

Po vazhdon ushtrimi i veprimtarisë, Lojëra të Fatit në Kosovë.

Gjashtë persona janë prangosur në Gjakovë, pasi që janë hasur në një lokal duke luajtur me lojëra të fatit.

Si provë materiale janë sekuestruar tri aparate të lojërave të fatit, 618 copë çipa për poker, një palë letra, një thikë, dy kamera dhe 255 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.