Fjalë Kyçe

Lojtarët e Chelsea tregojnë se a janë të kënaqur me trajnerin e tyre

Lojtarët e Chelsea tregojnë se a janë të kënaqur me trajnerin e tyre

Duket se situata aktuale në kampin e Chelsea nuk është më e mira.

Raportohet se lojtarët e Chelsea janë të pakënaqur me Maurizio Sarrin, dhe janë të ngopur me stërvitjet intensive të italianit.

“Evening Standard” shkruan se Sarri i detyron lojtarët e Chelsea që të stërviten në mëngjesin para ndeshjes së mbrëmjes, transmeton lajmi.net.

Duket se kjo është edhe arsyeja që skuadra “blu” e Londrës ka pësuar dy humbje radhazi në Premierligë.

Lojtarët besohet se i janë vënë kundër taktikave të ish trajnerit të Napolit, i cili ka vendosur të mos tërhiqet nga ato taktika.

Së fundmi është thënë se trajneri ka probleme edhe me yllin kryesor të skuadrës Eden Hazard. Mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimi i Sarrit.