Fjalë Kyçe

Lojtari i njohur të dielën kryen testet mjekësore te Juventus

Lojtari i njohur të dielën kryen testet mjekësore te Juventus

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, raportohet se të mërkurën do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Juventus.

Sky Sports në Britani, konfirmon lajmet e Sky Sport në Itali, duke raportuar se Ramsey pas 16 janarit, do t’u bashkohet kampionëve të Italisë.

28 vjeçari, nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me Arsenal për vazhdimin e kontratës, dhe në fund të sezonit do të largohet.

Uellsiani pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’, ku do të përfitojë rreth tetë milionë euro në sezon.

Ramsey, bëhet lojtari i radhës që i bashkohet falas Juventusit, pasi në të kaluarën edhe shumë yje të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë.