Mbrojtësi i Sampdoria, Joachim Andersen, ka thënë se dëshiron të emitoj ish bashkëlojtarin e tij, Milan Skriniar.
Anderesen, një nga mbrojtësit me perspektivën më të madhe në Serie A, ka deklaruar se dëshiron ta bëjë të njëjtën rrugë sikurse Milan Skriniar, që sot vesh fanellën e Interit.
Kjo deklaratë e mbrojtësit danez, vjen në kohën kur Inter ka rritur interesimin për të.
“Unë kam lexuar dhe dëgjuar këto krahasime shumë herë më parë, por ato nuk shqetësojnë”, kur ai u pyet për krahasimet me Milan Skriniar, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai po vazhdon të rritet si lojtar dhe po bëhet edhe më i madh. Shpresoj të bëjë të njëjtën rrugë”.
Paraqitjet e 22 vjeçarit në fanellën e Sampdoria këtë sezon, kanë bërë që për shërbimet e tij të shprehin interesim shumë skuadra.