Fjalë Kyçe

Lojtari i Vllaznisë: Kam 8 muaj pa u paguar, pres paratë e mia!

Lojtari i Vllaznisë: Kam 8 muaj pa u paguar, pres paratë e mia!

Një ndër afrimet e Vllaznisë në merkaton e kaluar ishte sulmuesi afrikan, Collins Ezimaka.

21-vjeçari erdhi si një talent nga Nigeria, por realisht la shumë për të dëshiruar dhe nuk i përmbushi asnjëherë pritshmëritë e drejtuesve. 

Ai luajti vetëm 10 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe nuk e nisi asnjëherë si titullar. I riu shënoi 2 gola në ndeshjen e fituar ndaj Vorës me rezultatin 1-6.

E ardhmja e tij është larg Vllaznisë, por në një intervistë për RTSH Sport ka dhënë një deklaratë mjaft të fortë. “Nuk jam paguar fare. Kam 8 muaj pa u paguar dhe po pres të marr paratë e mia. Pjesa tjetër e futbollistëve janë paguar, ndërsa mua nuk më kanë paguar”, – rrëfeu ai. 

Eizamaka ka kaluar muaj mjaft të vështirë në qytetin e Shkodrës, madje tregon se e kanë ndihmuar dhe bashkëlojtarët me veshëmbathje dhe materiale të tjera.