Loredana publikoi një video nga vetura.
Loredana Zefi është emër shumë i suksesshëm në muzikë, madje edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.
Reperja tashmë numëron shumë hite, e përmes tyre në tabelat muzikore po lë pas edhe emrat e njohur të kësaj industrie.
Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video, teksa shfaqet duke u argëtuar nën rimtet e muzikës në veturë.
Ajo po dëgjonte një nga këngët e reperit Unikkatil, të cilin veprim e kishte bërë edhe më parë, duke treguar kështu se është i preferuari i saj në këtë zhanër.
Loredana është shumë e komentuar edhe për jetën private, ajo ka një vajzë, Hanën, nga lidhja me reperin Mozzik.
https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/05/video-1589489524.mp4?_=1