Loredana Zefi vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur së fundmi në mediat rozë, pas skandalit me çiftin zviceran, shkruan Gazeta Metro.
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi po vazhdon të përmendet ende, pasi çdo ditë po del diçka e re nga ajo.
Pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhej së fundmi, Loredana nuk është tërhequr nga muzika dhe kështu u ka dhuruar fansave arsye për ta dashur akoma më shumë.
Ajo madje nuk dëshiron të jetë e dyta dhe këtë e tha në një postim të fundit në Instagram ku shihet me armë në dorë.Fotografia është realizuar në poligon, aty ku Loredana e ka sfiduar veten për të gjuajtur me armë zjarri.