Reperja së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës.
Reperja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ajo gjatë qëndrimit këtu po publikon mjaft shumë fotografi nga jeta e përditshme apo nga karriera dhe mund të themi se ajo po e shijon kohën e saj në Kosovë.
Së fundmi ajo u pa në Instagram e veshur me mjaft stil dhe teksa ishte duke provuar armë.
Në Instastoryt e publikuar Loredana shihet pa grim dhe mjaft sportive.
Lori së fundmi po përgatitet të lansojë markën e saj të bukurisë me emrin “1218”, emër ky i bazuar në ditëlindjen e vajzës së saj, Hanës.