Loriana Kuka ka arritur ta fitoj medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare ka arritur që pas një kohe të gjatë të fitoj medalje.
Kuka u eliminua në çerekfinale, por që kishte rastin të luftonte për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Kuka arriti ta mposht francezen Audery Tcheumeo.
Kjo ishte medalje e parë për Kukën që nga janari i vitit 2021.