Fjalë Kyçe

Loriana Kuka mposht rusen me Ippon dhe kalon në gjysmëfinale

Loriana Kuka mposht rusen me Ippon dhe kalon në gjysmëfinale

Loriana Kuka nuk po ndalet, ajo pak çaste më parë ka fituar edhe përballjen e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos në Pragë.

Xhudistja jonë arriti që me mjaft lehtësi ta mposhtë rusen, Aleksandra Babintseva për ta siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Kuka, që garon deri në 78 kilogramë, në gjysmëfinale do të përballet me kampionen e botës francezen, Madeleine Malongan.