Fjalë Kyçe

Loriana Kuka ndalet në 1/8 e finales në Grand Slamin e Parisit

Loriana Kuka ndalet në 1/8 e finales në Grand Slamin e Parisit

Loriana Kuka është ndalur në 1/8 e finales të Grand Slamit të Parisit në xhudo. Kuka u mposht nga holandezja Guusje Steenhuis me “ippon” në 1/8 e finales të kategorisë deri 78kg.

Ajo në luftën e parë ishte paraparë të përballej me zelandezen Moira De Villiers, por zelandezja nuk u paraqit.

Në luftën e dytë u ndal nga Steenhuis.

Kosova në Grand Slamin në Paris këtë javë fitoi dy medalje. Distria Krasniqi mori të artën e Akil Gjakova të bronztën.