Fjalë Kyçe

Loriana Kuka nuk e kishte ditën, por fiton 182 pikë Olimpike Tokyo 2020

Loriana Kuka nuk e kishte ditën, por fiton 182 pikë Olimpike Tokyo 2020

Loriana Kuka nuk e kishte ditën, por fiton 182 pikë Olimpike Tokyo 2020.

Loriana Kuka nuk ka mundur të ndjek rrugën e Akil Gjakovës🥇, Nora Gjakovës🥈 e Distria Krasniqit🥈, të cilët fituan medalje në Grand Prixin xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kuka shënoi një fitore dhe dy humbje, derisa zuri vendin e shtatë. Me këtë pozitë ajo shton në konton e saj edhe fiton 182 pikë Olimpike, për të ndjekur suksesshëm normën Olimpike Tokio 2020.

Loriana muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kosova në Budapest fitoi tri medalje. Akili i artë, Nora e Distria të argjendtë, ndërsa Majlinda Kelmendi, doli e pesta. /Gazeta Alo