Fjalë Kyçe

Loriana Kuka stoliset me medalje në Kamionatin Evropian në Pragë

Loriana Kuka stoliset me medalje në Kamionatin Evropian në Pragë

Xhudistja Loriana Kuka ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Pragë. Ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në garë për të bronztën ajo e mposhti xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë, pasi dje në këtë kampionat Distria Krasniqi rrëmbeu poashtu medaljen e bronztë.

Loriana Kuka ka pësuar humbje në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Madeleine Malongan.