Fjalë Kyçe

Low shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe turke

Low shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe turke

Joachim Low do të largohet nga përfaqësuesja në përfundim të Euro 2020, ndërsa këtë e ka konfirmuar vet ai.

Vendin e tij te kombëtarja e pancerave do ta zërë trajneri aktual i Bayern Munichut, Hansi Flick, i cili e ka konfirmuar largimin nga “bavarezët” në fund të edicionit.

Ndërkohë, e ardhmja e Joachim Low pritet të jetë në Turqi, përcjell Gazeta Express..

Trajneri aktual i Gjermanisë kërkohet me ngulm nga Fenerbahce që për momentin po drejtohet nga Emre Belezoglu si trajner i përkohshëm që është gjithashtu edhe drejtori sportiv i klubit.

61-vjeçari është objektivi i madh i Fenerbahces për stolin dhe mundësitë që Low të transferohet në Stamboll janë të mëdha.