Luana Vjollca pozoi për markën “Guess”, kësaj radhe u shfaq e veshur në fustan të shkurtër.
Moderatorja e famshme shqiptare, Luana Vjollca, rikthehet me sesionin fotografik për markën e famshme “Guess”, shkruan lajmi.net.
Ajo shfaqi format e saj bombastike, me një fustan të zi të shkurtër, që vinte në pah fizikun dhe dukej e parezistueshme.
Nuk munguan komentet të shumta edhe nga fytyrat publike që komplimentonin bukuroshen, por gjithashtu edhe të fansave të saj.
https://www.instagram.com/p/CFUHze7Htd1/?utm_source=ig_web_copy_link
Ditë më parë, Luana shpalosi disa fotografi nga ky set, por që u shfaq me një veshje tjetër, ndërsa edhe në ato imazhe dukej shumë tërheqëse.
Kujtojmë se Luana Vjollca është duke punuar për sezonin e ri të emisionit të saj dhe po ashtu edhe për projektet e reja muzikore.
https://www.instagram.com/p/CFKY-vxH2I8/?utm_source=ig_web_copy_link