Fjalë Kyçe

Lufta e Facebook-ut kundër lajmeve të rreme, për t’i mbrojtur zgjedhjet në BE

Lufta e Facebook-ut kundër lajmeve të rreme, për t’i mbrojtur zgjedhjet në BE

Firma e rrjeteve sociale ‘Facebook’  është duke fshirë miliarda llogari të rreme, për të shmangur rrezikun ndaj lajmeve të rreme, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Më pak se para tri vitesh, shefi ekzekutiv i ‘Facebook’-ut, Mark Zuckerberg, e cilësoi si të “çmendur” idenë se lajmet e rrema në platformën e tij do ndikonin zgjedhjet e ShBA-ve për president, njofton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Ditëve të sotme, kompania ka pohuar se është nën rrethimin e miliarda llogarive të rrema, të cilat po tentojnë t’i mashtrojnë sistemet alegorike të rrjetit gjigant social për të participuar në zgjedhjet e ardhshme të Bashkimit Evropian (BE), të bëjnë para apo të promovojnë figura të caktuara në mënyra të ndryshme.

Mbrojtja e tyre është bërë çështje e mbijetesës së koorporatës, gjersa ‘Facebook’ kërkon që përdoruesit dhe rregullatorët të jenë në dijeni se kjo e para ka bërë një hap para kundrejt përpjekjeve të tilla.

Këtë javë, kompania ‘Facebook’ mblodhi një duzinë gazetarësh në Dublin, në të ashtuquajturën “dhomën e luftës”, në përpjekje për të mbrojtur zgjedhjet evropiane.

Deri në sondazhin e 23 majit, si dhe për disa ditë të tjera, përreth 40 njerëz do mbikqyrin bisedat online, për të parë nëse ka ndonjë shenjë manipulimi, të ndonjë lajmi të rremë apo të gjuhës së urrejtjes. Kompania gjigante po mbështetet nga një rrjet global që përfshin ekspertë të inteligjencës, shkencëtar të të dhënave, hulumtues dhe inxhinierë.

Kompania gjithashtu ka filluar të verifikojë njerëzit që duan të publikojnë reklama politike dhe të angazhohen për mbajtjen e arkivës së reklamave të fushatës online për shtatë vite.

Gazetarë dhe aktivistë në muajin e fundit zbuluan se rrjetet e ekstremit të djathtë në Spanjë, që arrinin afro 1.7 milionë njerëz, kishin  reklama të publikuara nga fushata Trump në SHBA që shkelën rregullat e ‘Facebook’-ut. Ata zbuluan edhe një fushatë reklamash “astroturf” që mbështet “Brexit”-in.

Asnjë nga këto nuk u vunë re nga mjetet e ‘Facebook’-ut. Nathaniel Gleicher, kreu i saj i politikës së kibernetikës, tha se alegoritmat ishin duke u përmirësuar vazhdimisht por pranoi se kompania nuk kishte kapacitetin për të mbrojtur plotësisht zgjedhjet.

“Në një situatë të tillë, asnjë organizatë e vetme nuk mund ta trajtojë atë vetë,” tha ai. Gazetaria dhe aktivizmi do të nevojiten për të forcuar përpjekjet e kompanisë, shtoi ai.

Përtej zgjedhjeve evropiane, Richard Allan, nënkryetari i kompanisë për politikë publikë, premtoi se do të ketë një mbrojtje për të gjithë votat anembanë botës, por nuk pranoi të jepte edhe garanci më të gjerë se cilat masa mbrojtëse themelore mund të viheshin në dispozicion.