Qindra fëmijë në Kharkiv janë strehuar në stacionet e metrove për t’iu shpëtuar sulmeve ruse. Ata tashmë kanë mëshum se dy muaj që janë dukë qëndruar në kushte shumë të vështira.
Sipas Sky News, stacioni i metrove tashmë është shtëpia, shkolla, këndi i lojërave dhe strehimi i tyre. Nicole Bulizhenko një 12-vjeçare e cila ka mëshumë se dy muaj në stacionin që strehohet në stacionin e metros. Ajo është shumë e dëshpëruar për situatën në të cilën ndodhet ajo dhe familjarët e saj.
“Nuk mund të shpreh sa e shqetësuar jam. Është shumë e dhimbshme. Unë shqetësohem për këdo që dua,”– tha ajo.
Kur u pyet për njerëzit që sulmojnë qytetin e saj, Nicole thjesht thotë: “Ata nuk janë njerëz”. Nicole është e strehuar së bashku më kushërira e saj, Lisa, e cila është gjithashtu 12 vjeçe.
Prindërit e tyre ende jetojnë në shtëpinë e tyre me tre qen. Një herë në javë, nëse është e sigurt, ajo shkon në shtëpi për tu larë dhe mëpas kthehet përsëri në bodrum.
Nga foto e publikuar shfaqet vogelushja e trishtuar. Është një paraqitje e shkurtër e ndikimit të tmerrshëm që lufta ka te fëmijët këtu pasi shkollat dhe shtëpite e tyre janë shkatërruar.