Fjalë Kyçe

Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët

Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ukrainase do të arrijnë të mposhtin forcat ruse. Nën sulmin e bombardimeve të vazhdueshme ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka arritur ti rezistojë forcave ruse, tha Terekhov të martën, shkruan CNN.

Granatimet, sulmet ajrore dhe shpërthimet në lagjet e banuara kanë shkatërruar qytetin verilindor por ai ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do të arrijë të mposhtë rusët falë ushtrisë ukrainase, këmbënguli Terekhov.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha. Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë urgjente për ushqim, ilaçe dhe rrobat, tha Terekhov.

Kharkiv ka qenë një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, me Terekhov që e quajti bombardimin e lagjeve civile një “gjenocid”.

“Nuk ka infrastrukturë ushtarake, asnjë objekt ushtarak në këto zona. Rusët po sulmojnë kopshte, shkolla, maternitete dhe klinika,” tha Terekhov.

“Këto sulme nuk janë aksidente. Unë mund ta kuptoj kur një sulm ndodh aksidentalisht. Por kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar.”

Kremlini ka mohuar se ka shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë, pavarësisht viktimave të shumta.