Fjalë Kyçe

Lufta në Ukrainë: Osmani e Gërvalla thërrasin në bisedë ambasadorët e Kosovës

Lufta në Ukrainë: Osmani e Gërvalla thërrasin në bisedë ambasadorët e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, kanë diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.

Osmani përmes në postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka bërë të ditur se së bashku me ministren Gërvalla, kanë diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe ndikimin e tij rajonal.

“Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kemi diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ndikimin e tij rajonal dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian”.