Lufta që po zhvillohet në Ukrainë, mes këtij shteti dhe Rusisë, ka prekur edhe basketbollin e Kosovës.
Disa nga transferimet e basketbollisteve të huaja te klubet e Kosovës kanë dështuar.
Arsyeja e dështimit të këtyre transferimeve thuhet se është pasi basketbollistet e huaja kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë, përcjell express.
Kësisoj, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës sot ka marrë vendim që:
“Të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.