Një raketë e hedhur nga forcat ruse i ka shkatërruar ballkonin e shtëpisë dhe disa orendit brenda saj.
Sipas BBC, ajo është shprehur se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që ka parë raketat duke “fluturuar në qiell”
“U largova nga dritarja dhe më pas bum. Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita.“- tha ajo.
Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga një raketë që u hodh nga forcat ruse mëngjesin e ditës së sotëm. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.
Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh.
“Luftën e kam parë vetëm në filma, tani po e përjetoj vetë.”